Rreth 300 aktiviste te Aleancës Kuqezi kanë protestuar kundër ndërhyrjeve që po kryhen nga bashkia e Durrësit në rrugën “Pavarësia”, që lidh Urën e Dajlanit me Plepat.
Fillimisht aktivistët bllokuan kantierin e ndërtimit, ndërsa më pas hodhën tymuese, si dhe shkatërruan tabelat dhe rrethimin, ku po punohej.
Me pankarta në duar “Turizëm, jo Terrorizëm” aktivistët të revoltuar për dëmtimin e rrugës e cila ka kushtuar 10 milionë euro dhe është inaguruar vetëm para 6 muajve. Kjo sipas aktivistëve po shkatërron turizmin shqiptar.
E gjithë protesta e cila zgjati rreth 30 minuta, u monitorua nga efektiva te shumtë policie. Ata krijuan një perimetër sigurie me qëllim mbajtjen nën kontroll të protestuesve dhe shmangien e trafikut rrugor.