Site icon Telegrafi

Protesta e 8 janarit, Berisha do të japë dëshminë në Prokurori

Foto: Arkiv

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot paradite ish-kryeministrin Sali Berisha për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Bashkë me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka për t’u pyetur për rolin e tyre në organizimin e protestës para selisë së PD e cila përfundoi në akte dhune dhe u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.

Një ditë me pas, prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin për të dhënë edhe ata versionin e tyre të historisë, duke qenë se dhunë u ushtrua dhe nga persona brenda godinë.

Exit mobile version