Sot në mesditë qytetarët e shkyçur nga sistemi i ngrohjes qendrore të SHA “Toplifikacija” do ta mbajnë protestën e tyre paqësore, të 127-të te Porta triumfale në qendër të Shkupit.
Ata paralajmërojnë padi penale kundër personave dhe institucioneve përgjegjës dhe në periudhën në vijim do të përqëndrohen në punën e Komisionit rregullator për energjetikë dhe mbi licencat për punë që jep ai komision.
Për, siç thonë nga grupi i protestës, krimin e organizuar me ngrohjen qendrore e kanë informuar edhe qeverinë e re me qëllim të zgjidhjes më të shpejtë dhe më efikase të problemeve të tyre./Telegrafi/