Telegrafi

Me protesta dhe “mur të gjallë” do të mbrohet bregu i lumit Vardar (Foto)

Tentimet për ndërtimin e rrugës përmes kafeneve në bregun e lumit Vardat, është pritur “me thikë” nga qytetarët. Tanimë është krijuar një grup në Facebook, në të cilin janë bashkuar mbi 3 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pronarët e kafeneve në bregun e lumit Vardar, janë të surprizuar për shkak që punimet për ndërtim kanë filluar gjatë fundjavës dhe thonë se këto punime janë të pakuptimta, për shkak se nuk mund të ketë rrugë në mes të bregut.

“Ky është vend që për çdo ditë kalojnë mijëra banorë të Shkupit dhe Maqedonisë, si dhe turistë nga e gjithë bota. Me qëllim që të mbrohen interesat e disa biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar, janë të gatshëm ta shkatërrojnë zemrën e qytetit. Bregun do ta mbrojmë me mur të gjallë”, janë disa nga komentet që japin shkupjanët.

Në llogari të kësaj, shkupjanët tani do të duhet të ulen në shëtitoren më të vjetër të Shkupit, ndërsa para tyre të kalojnë makina./Telegrafi/