Për më 4 shkurt është paralajmëruar një protestë e fuqishme në Athinë për të kundërshtuar një marrëveshje të mundshme Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët thonë se Maqedonia është një dhe është greke, duke u bërë thirrje grekëve që të dalin në protestë, para Kuvendit.
Deri tani, protesta është mbështetur nga Kisha Ortodokse Greke, pastaj nga partitë politike Nea Democratia, Grekët e Pavarur dhe Lidhja e centralistëve, si edhe Lidhja e komunave në Greqi.
Paralelisht me këtë protestë, vetëm 800 metër më larg është paralajmëruar një protestë e anarkistëve të cilët do të mbajnë një takim antifashist. Policia është alarmuar, pasi që ekziston frika e përplasjeve. Grupi “Rubikon” ka paralajmëruar përgjakje.
Edhe një ditë më herët do të ketë dy protesta në Athinë, njëra e organizuar nga partia “Agimi i Artë” dhe tjetra nga anarkistët./Telegrafi/
*Foto Ilustrim