Telegrafi

Proteinat e vezëve veprojnë dobishëm në enët e gjakut

Në një model i cili simulon sistemin tretës të njeriut, shkencëtarët kanë testuar vezët e ziera dhe të fërguara, shkruan revista “Journal of Agricultural and Food Chemistry”.

Është zbuluar se proteinat e pranishme në vezë nën ndikimin e enzimave tretëse konvertohen në peptide të cilat bllokojnë procesin e ngushtimit të enëve të gjakut.

Efekt më të madh kanë proteinat nga vezët e fërguara, megjithatë duhet të kihet parasysh edhe veprimi negativ i vajit për fërgim.