Telegrafi

Proteinat e bizeles ndihmojnë tek tensioni i lartë

Disa studime amerikane kanë treguar se proteinat e bizeles mund të nxisin urinimin dhe me këtë të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut si dhe eliminimin e tonksineve nga organizmi.

Shkencëtarët thonë se konsumimi i bizeles në mënyrë natyrale nuk tregon rezultate aq të mira siç tregon ekstrakti i proteinave.

Nëse këta rezultate të nxjerra në minj vërtetohen edhe tek njerëzit, mund të pritet që në të ardhmen proteinat nga bizelja të përdoren si shtesa të shëndetshme të ushqimit.