Telegrafi

Protagonisti kryesor flet rreth filmit hollivudian për Lazaratin

Lazarati dhe problemi i tij i drogës sot nuk ekzistojnë më, por fshati dhe e shkuara, ashtu si dhe Gërdeci, do të përjetësohen në një film të Hollyëoodit. “Lazarat Burning” quhet projekti kinematografik, një pjesë e të cilit do të realizohet në Shqipëri me mbështetjen e “Digitalb”. Në rolin kryesor është aktori i famshëm italian, Gabriel Garko.

Top Channel ka bërë një intervistë me të, në të cilën flet për filmin dhe për rolin e ushtarakut shqiptar që portretizohet nga ai.

Lexo po ashtu “Lazarat Burning”, konfirmohet filmi hollivudian për Lazaratin (Foto)

“Është një film që tregon historinë e një djali, i cili lëndohet në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. I vrasin familjen, ndaj për t’u hakmarrë ai synon të vrasë disa persona, të cilët janë pjesë e një grupi që gjendet në Lazarat, pasi e gjithë historia sillet rreth Lazaratit. Është një histori shumë e bukur dhe personazhi im është gjithashtu shumë i bukur, sepse fillimisht mund të duket negativ. Më pas kuptohet pse vepron në këtë mënyrë dhe veprimet e tij jusitifikohen, duke e bërë atë më human nga ç’duket”.

“Është një histori e çuditshme, shumë tërheqëse. Karakteri i personazhit është paksa i veçantë, disi i pakontrolluar, por në fund kuptohet edhe motivi pse është i tillë, kur zbulohet se i është vrarë e gjithë familja”, ka thënë Garko.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/