Kafeneja Central Perk ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në hit-serinë televizive, “Friends”, pothuajse sa gjashtë karakteret kryesorë.
Protagonistët Ross, Rachel, Joey, Chandler, Phoebe dhe Monica, kalonin orë të tëra duke pirë kafe dhe tash 13 vite orej se ka përfunduar seriali, janë numëruar filxhanët e saktë me kafe që i kanë pirë ata.
Përdoruesi i Twitterit i quajtur Kit Lovelace, një superfans i “Friends”, e ka publikuar numrin e saktë të filxhanëve me kafe që i kanë pirë protagonistët gjatë 236 episodeve.
Phoebe duket të ketë qenë e varur nga kafeina pasi ka konsumuar 227 filxhanë me kafe gjatë serialit.
Pas saj renditet Chandler me 212 filxhanë, pastaj Monica (198) dhe Joey (191). Ross ka pirë 188 filxhanë me kafe, ndërsa Rachel 138 sosh.
Me çmimin e një filxhani prej 1.5 dollar dhe bakshishit prej 20 për qind, Phoebe do të ketë shpenzuar 408.1 dollarë në kafe, ndërsa të gjithë protagonistët 2077.2 dollarë. /Telegrafi/