Site icon Telegrafi

“Prostitutat i thërrisnin klientët nga dritarja”: Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave për prostitucion

Një hetim i autoriteteve italiane ka zbuluar një skandal në një prej lokaleve më të njohura dhe të frekuentuar nga VIP-at në Milano, i cili ishte kthyer në “fole” prostitucioni.

Hetimet kanë çuar në pranga Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut”, dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, që shfrytëzonin lokalin VIP për prostitucion, dhe paratë e fituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar edhe në Shqipëri.

Mediat italiane kanë zbërthyer sesi funksiononte skema e prostitucionit, mes alkoolit dhe drogës.

Në reportazhin e Corriere, përshkruhet rruga ku ishte ngritur ‘foleja; e cila për vite me radhë ishte kthyer në shtëpi publike e kamufluar edhe si qendra masazhi private.

Dy ambientet e  Davide Lacerenza , janë përballë njëra-tjetrës në via Napo Torriani, numri 15 dhe numri 18, njëri kushtuar xhinit dhe tjetri tekilës, me shampanjë (shishe tepër të shtrenjta). Lagjen e kishte kthyer mbretëri,  ndërsa e bija e Davidit dhe Marchit, Stefania Nobile , e konsideronte veten si sipërmarrëse shumë mendjemprehtë).

Sipas përgjimeve, dëshmive dhe gjetjeve nga Guardia di Finanza, në këtë mbretëri/lagje e vogël, dyqind metra larg Stacionit Qendror, nga njëra anë njerëzit pinin, ndërsa nga ana tjetër argëtoheshin.

Dhjetë vjet më pare shkruan Corriere, gjashtë apartamente me prostituta thërrisnin klientët nga dritaret u sekuestruan midis 2013 dhe 2014, ndërsa dhjetë sallone masazhi mbylleshin dhe hapeshin në varësi të vulave të policisë dhe karabinierëve.

Komiteti i banorëve mblodhi nënshkrime dhe dërgoi raporte në komisariat pas situatës shqetësuese.

Problemet e fundit ligjore datojnë në epokën e pandemisë. Shtator 2020. Dyqani i pijeve u mbyll për dhjetë ditë nga komisariati pas disa ankesave të banorëve, “të bërtitura, dhe zhurma deri në orët e vona të natës; aktivitete të paligjshme brenda ambienteve si tregtia e drogës dhe grumbullimi i njerëzve, në kontrast të qartë me rregulloret anti-Covid”.

Që atëherë, duket se kishte rritur klientelën e synuar me më shumë turistë.

Lidhur me hetimet e fundit për lokalin VIP, ku shfrytëzohej prostitucioni, është zbuluar se çmimi i shampanjës paguhej për Lacerenza, ndërsa shërbimi seksual drejtpërdrejt për vajzat. Lacerenza dërgonte gjithashtu kokainë, të cilën e konsumonte klienti, eskortat dhe vetë Lacerenza, kur qëndronte. Pra, sipas hetimeve të autoriteteve italiane, kokainën e shpërndante te klientët Lacerenza, ndërsa llogaritë i menaxhonte ish-partnerja e tij, Stefania Nobile.

Exit mobile version