Në disa pjesë të Britanisë së Madhe, është vërtetuar se femrat po e shesin vetën në atë që quhet ‘seks për mbijetesë’.
Studimi i bërë nga një organizatë për mbrojtjen e të drejtave të grave, ka zbuluar se në Durham dhe Darlington, prostitutat marrin rreth dhjetë funte nga një klient, transmeton Telegrafi.
Madje, ato i plotësojnë të gjitha nevojat seksuale të një mashkulli, vetëm që të sigurojnë ushqim, drogë dhe vendbanim, së paku për disa ditë.
“Jemi bërë shumë dhe po jetojmë sikur poshtë gurëve dhe shkëmbinjve, nuk ka vend për të gjitha” ka thënë një prostitutë në kushte anonimiteti.
Në këtë vend ku prostitucioni është i ndaluar me ligj, ato punojnë në fshehtësi të pambikëqyrura nga ndonjë makro. /Telegrafi/