Telegrafi

Prostituta zbulon VIP-at: Kam pasur klient një deputet, del shpesh në TV

Foto: Ilustrim

Në një rrëfim në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, një vajzë që ka prostituuar në kryeqytet tregon në detaje punën që bën.

Erisa, nënë e një fëmije, pranon se klientë kishte pasur edhe personazhe VIP, si aktorë, këngëtarë, e deputetë.

Më herët ajo tregoi se kishte 13 vite që nuk mbante kontakte me të atin, se nënën e kishte në kushte të vështira ekonomike. Po ashtu kishte një vëlla më të vogël e një motër 2-vjeçare dhe se këtë punë e bënte për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Gazetarja: A ke pasur klientë VIP-a

Erisa: Po, kam pasur aktorë, deputetë, këngëtarë dhe biznesmenë

Gazetarja: Nga e di profesionin e tyre?

Erisa: I njoh se janë njerëz publikë që i kam parë edhe në televizione

Gazetarja: Më thuaj një rast konkret që e keni pasur klient?

Erisa: Isha bashkë me një shoqen time dhe na kontaktoi dikush. Shkuam në një hotel në autostradë dhe mbaruam punë. E kuptova që ishte deputet, po ne nuk bëjmë zë.

Gazetarja: Si e kuptove?

Erisa: E kam parë në televizion.

Gazetarja: Sa të pagoi?

Erisa: 100 euro ora.

Gazetarja: Keni ndonjë rast kur klientët ikin pa paguar?

Erisa: Kam pasur shumë raste edhe nga ata që kanë dhënë lekët në fillim dhe në fund të rrahin e ikin.

Gazetarja: Kush janë këta?

Erisa: Janë ato gangsterat kryesisht nga Laçi, e lë me kaq se policisë nuk i ankohem dot.

Gazetarja: Keni pasur ndonjë rast kur klienti ju ka dhunuar?

Erisa: Një biznesmen ishte shumë i pirë me rrahu keq për punët e tij, më nxiu keq fare.