Telegrafi

Prostituta u detyrua të kthehet në rrugë, vetëm gjysmë ore pasi lindi fëmijën (Foto)

Jacqui Fairbanks nga një qendër kujdesi për gra, që ndihmon edhe prostitutat aktive në Hull të Anglisë, ka rrëfyer ngjarjen rrëqethëse që ka ndodhur së fundmi.

Sipas saj, një prostitutë është kthyer në rrugën famëkeqe ku ushtrohet prostitucion, vetëm gjysmë orë pasi që solli në jetë një fëmijë, transmeton Telegrafi.

Ajo është në mesin e rreth 40 të tjerave, që punojnë në orare të ndryshme në të njëjtën zonë.

“Lënia e fëmijës dhe kthimi në rrugë pas 30 minutave, tregon se sa të dëshpëruara janë këto gra. Gjendja e tyre vetëm po përkeqësohet”, ka thënë Fairbanks në raport.

Rruga ku ushtrohet prostitucion

Shumica prej tyre vijnë nga qytete fqinje, ndërsa janë viktima të abuzimeve fizike dhe psikologjike, ndërsa shumica janë të pastrehë dhe flenë në ulëse parku.

Problemet mendore janë shumë të shprehura te këto punëtore seksi, që zakonisht janë të trafikuara apo detyrohen prej makrove apo të dashurve.

Statistikat tregojnë se në atë pjesë ka prostituta prej 20 deri në 30 vjeç, ndërsa të rralla janë ato që kanë arritur deri në 60 vjet.

Në anën tjetër, klientë janë adoleshentët rreth 18-vjeçar, por edhe të moshuarit që arrijnë deri në 80 vjeç. /Telegrafi/