Site icon Telegrafi

Prostituta më e vjetër në botë është 96 vjeçare dhe ende ofron shërbime

Cooper prej fundit të Luftës së Dytë Botërore ka punuar si “Escort Girl” – vajzë për përcjellje. Ajo një kohë ka qenë e martuar me një amerikan për të cilin së bashku me një fëmijë të vogël braktisi Londrën dhe u shpërngul në Las Vegas.

Por, ai vdiq më 1945 duke e lënë atë pa para dhe shpresë për një të ardhme më të mirë. Për të mbijetuar ajo filloi të punojë si “vajzë për përcjellje”. Shpejtë filloi tu ofroj shërbimet e veta vetëm për klientët pasanikë dhe fitoi “titullin” madame, dhe kishte dhjetë vajza të cilat punonin për të.

Me “zanatin” e saj vazhdoi të merrej edhe kur u martua për herë të dytë, por vendosi të bëjë një pauzë. Nuk duroi gjatë, e kuptoi se kjo “punë” është pjesë e saj dhe vazhdoi të ofrojë shërbime seksuale, shkruan “Daily Mail”.

Deri më sot ka fjetur me 3500 burra, ndërsa klientët e saj janë burra të moshës prej 29 deri në 92 vjeç. Për veten thotë se gjithmonë vishet bukur dhe me elegancë si dhe zgjedhë klientë që janë zotërinj. Siç thotë në “vakt të saj” vajzat nuk mundoheshin të kishin gjinj të mëdhenj dhe të kishin pak kilogramë, por përkundrazi – të ishin natyrale. Sot 96 vjeçja shërbimet seksuale ofron për dy myshterinj në javë, të cilët paguajnë nga 950 euro secili për një natë. /Telegrafi/

Exit mobile version