Telegrafi

Prostituta e rrahu klientin, sepse donte të paguante me vezë të ziera (Foto)

Moses Mushonga nga Mvurwi i Zimbabvesë, ka mbetur i gjakosur, pasi një prostitutë e rrahu dhe e qëlloi me shishe të birrës.

Kjo ka ndodhur pasi 28-vjeçari e ka kapur për gjoksi dhe pjesë të tjera të trupit një grua të paemëruar, ndërsa më pas i ka kërkuar të kryejnë marrëdhënie në këmbim të disa vezëve të ziera, transmeton Telegrafi.

Pasi oferta i është dukur nënçmim, gruaja e ka sulmuar duke i shkaktuar disa plagë të lehta në fytyrë.

“Ka mundur të më thoshte jo, pse të më godiste”, ka thënë Mushonga, i cili nuk iu është kundërvënë por vetëm është mbrojtur.

Në anën tjetër, prostituta ka thënë se e ka bërë këtë veprim, “si mësim”, për ta ndëshkuar për sjelljen e ulët. /Telegrafi/