Po të kishin moral në politikë, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni do të ishte ndryshe, ka thënë Ziadin Sela, kryetar i Lëvizjes për Refoma në PDSH, duke komentuar skandalet e fundit me partitë politike në pushtet në Maqedoni.
“Nuk dua të merrem me atë moment të një bisede telefonike; nuk mundem me thanë a është shantazh a çka! Nëse është shantazh, kush qenka ky? Është Qeveria. Janë shërbimet sekrete që pushteti i mban?”, tha ai në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuar se dilema është se pse BDI vazhdonte me mbajt gjallë këtë koalicion.
Për tërheqjen e BDI-së nga qeverisja, Sela thekson se ky është mashtrim tjetër i Qeverise. Ndërkaq deklaron se sipas sondazheve BDI nuk prin më si parti e parë shqiptare, duke shtuar se prostitucioni politik i BDI-së josh vetëm krerët e dy partive kryesore maqedone, Nikolla Gruevskin (VMRO-DPMNE) dhe Zoran Zaevin (LSDM). /Telegrafi/
https://youtu.be/EUmX8QH7fZE