Site icon Telegrafi

Prostitucioni online, arrestohen 7 persona

Policia e Tiranës ka realizuar me sukses operacionin e koduar “CHAT LINE 3”, gjatë të cilit ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin se kanë përdorur vajzat e reja për prostitucion virtual.

Arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur sot në Tiranë, me ç’rast janë kapur shtetasit D.T, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”, A.B. 33-vjeç, Xh.B. 21-vjeçe, A.B. 20-vjeçe, E.D. 21-vjeçe, K.B. 19-vjeçe dhe A.K. 19-vjeçe, që të gjithë nga Tirana.

Ndërsa në gjendje të lirë është lënë shtetasja B.D. 17-vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga puna hetimore ka rezultuar se shtetasja D. T. prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet “Adult Work”, aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin “Bajram Curri”.

Me këtë rast janë sekuestruar edhe disa kompjuterë, kamera, lodra plastike të seksit dhe sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version