Site icon Telegrafi

Prostata, si ndikon në jetën seksuale të mashkullit

Couple having problems in relationship

Ndonëse shfaqet në moshën e mesme, prostata ka një rol kryesor në funksionimin seksual të mashkullit që në hapat e parë të adoleshencës, transmeton Telegrafi.

Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës. Po ashtu prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit.

Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale.

Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike.

Nervat erektile të prostatës janë përgjegjëse për ereksionin e penisit. Këta nerva gjenden në pjesët anësore të prostatës dhe me dëmtimin e prostatës ka mundësi që të dëmtohen edhe këta nerva. Për pasojë mashkulli ka mjaft vështirësi në ereksionet e tij ose nuk ka fare ereksion.

Kjo është arsyeja përse në shumë pacientë që vuajnë me irritime të prostatës, ereksioni është mjaft i dëmtuar. Gjithashtu dëmtohet ejakulacioni ose edhe dëshira për seks.

Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale.

Ndaj dhe në një masë të madhe seksualiteti i mashkullit varet nga ky organ, i cili shfaq problem kryesisht në moshën e mesme dhe atë madhore. /Telegrafi/

Exit mobile version