Trajneri i Azerbajxhanit, Robert Prosinecki është tronditur nga sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, duke thënë se ai është më i shëndosh se unë!
Sulmuesi argjentinas është bashkuar me bardhezinjtë për një cmim rekord të Series A 90 milionë euro, por dukej jashtë forme në pamjen e tij të parë kundër West Ham United.
“Kur e pashë unë u trondita. Ai është më i shëndosh se unë”, deklaroi ish-reprezentuesi kroat, Robert Prosinecki për Jutarnji List, transmeton Telegrafi.
“Juventus pagoi 90 milionë euro për Higuain dhe në vend të tij mbërriti një derr në Torino. Unë mund ta imagjinoj tronditjen e trajnerit Max Allegrit, pas ai kishte këmbëngulur aq shumë në nënshkrimin e tij”.
“Edhe pse, në fund, unë jam i sigurt se ai do të arrijë në formë shumë shpejtë”, përfundoi ish-kapiteni kroat. /Telegrafi/