Telegrafi

Do i propozonte të dashurës, tifozi humb unazën në stadium (Video)

Një tifoz bejsbolli e djallosi propozimin e tij për martesë gjatë një ndeshje të New York Yankees.

Andre Fox humbi unazën në momentin që ishte duke i propozuar të dashurës së tij, dhe i gjithë incidenti u transmetua live në ekranin e stadiumit.

Në një intervistë për Fox ai tha: “Sa hapa kutinë e unazës, ajo më ra menjëherë. Të gjithë pranë nesh u treguan të mirë dhe filluan të na ndihmonin për ta gjetur”.

Të gjithë tifozët që ishin rreth tyre u vunë në kërkim, shkruan Tirana Observer.

“Fillova të mendoj që po se gjeta do të jetë dështimi më i madh në histori”, tha Andre.

Ndërsa e dashura e tij, Heather Tervilliger shtoi: “Nuk dija ç’të mendoja, më zuri paniku, ishte një shokim i madh për mua, megjithatë jam e lumtur që e gjetëm”.

Kur e gjetën unazën, e gjithë turma brohoriti për çiftin dhe vajza tha “Po”.