Site icon Telegrafi

I propozon martesë të fejuarës në prezencë të Papës (Video)

Dario Ramirez aktivisti për të drejtat e njeriut nga Venezuela, i cili në vitin 2014 është larguar nga regjimi i Maduros, por që tani jeton në ekzil, i ka propozuar martesë të fejuarës Maryangel Espinal në prezencë të Papa Françeskut.

Kjo ngjarje e filmuar dhe më pas e postuar në internet po bën xhiron e botës, ndërsa ajo ka ndodhur në sallën Clementina të pallatit apostolik, transmeton Telegrafi.

Duket se e fejuara e Ramirezit nuk ishte në dijeni për propozimin, pasi derisa po përshëndeteshin me Papën, ai në një moment u gjunjëzua dhe i kërkoi Espinalit të martohen.

Pas këtij veprimi turma që ishte prapa kamerave filluan të duartrokasin duke pritur me padurimin “PO”-në e bukuroshes Espinal. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version