Është bërë trend tashmë që të mendohen ide kreative për t’i propozuar martesë partneres, madje disa persona kanë kaluar çdo kufi të imagjinatës, vetëm dhe vetëm që të impresionojnë njeriun e jetës.
Por, një rast i tillë nuk ka ndodhur me një çift simpatik, që së fundmi kanë publikuar një video në internet e cila ka bërë xhiron e botës, transmeton Telegrafi.
Sipas reagimit të vajzës në video, mund të konstatohet se ajo kurrë nuk do ta kishte besuar se i dashuri i saj do t’i propozonte martesë.
E gjithë ngjarja e pazakontë është filmuar në plantacionin e mollëve, ku ajo derisa po hante një mollë prapa shpinës së saj shfaqet i dashuri, i cili gjunjëzohet para saj ku edhe i thotë “Dëshiron të martohesh me mua?”
Ajo fillimisht mendon se bëhet fjalë për ndonjë shaka, dhe pa u menduar dy herë e godet partnerin në fytyrë me mollën që po e hante duke i thënë “po gënjen”.
Por, kur e kuptoi se ai është serioz, ajo i kërcen sipër duke e rrëzuar në tokë. Më pas filluan t’i rrjedhin lotët e gëzimi, ku me gjithë zemër i thotë “po”. /Telegrafi/