Telegrafi

I propozon martesë në pauzën e ndeshjes së basketbollit, nxitësja e tifozëve shpërthen në lot nga emocionet

Një i ri në SHBA kishte menduar prej muajsh momentin më të mirë për t’i propozuar martesë të dashurës.

Megjithatë një ditë mendoi t’i bëjë befasinë e këndshme në vendin e saj të punës, transmeton Telegrafi.

Pasi që ishte e punësuar si nxitëse tifozësh për ekipin Sixers në Philadelphia, shfrytëzoi pauzën për t’u futur në parket.

Hoqi rrobat e maskotës dhe para saj u gjunjëzua me unazë në dorë, derisa në prapavijë ishte në transparent që shkruante “a do të martohesh me mua”.

E painformuar për atë çfarë do të ndodhte, e dashura e tij dukej shumë e emocionuar sa që nuk mund t’i ndalte lotët e gëzimit.

Ngjarja u transmetuar direkt nga ESPN, kurse të pranishmit në sallë filluan të duartrokasin për këtë moment romantik të çiftit të ri. /Telegrafi/