Site icon Telegrafi

I propozoi të dashurës në dasmën e dikujt tjetër, kritikohet amerikani për veprimin e tij

Një burrë është kritikuar ashpër, pasi i propozoi të dashurës në dasmën e një çifti tjetër.

Josh Stepherson, 24-vjeç, i propozoi Alyssa Foëler, 23-vjeçe, gjatë 12 dhjetorit të vitit 2023 në dasmën e miqve të tyre në Jacksonville të Floridas, por videoja e postuar në rrjetet sociale ka ndarë opinionin në dy grupe.

Alyssa që së fundmi postoi videon e propozimit të Josh në TikTok si pjesë e një trendi të fundit, ku njerëzit ndajnë momentet e rëndësishme të jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq tani të fejuarin e saj duke u gjunjëzua për t’i propozuar në mes të një dasme tjetër – duke e shokuar por edhe gëzuar tej mase Alyssa që e përqafoi menjëherë.

Por ky moment i ëmbël ndau opinionin në dy grupe, disa që kritikonin Josh për këtë gjest dhe tjerët që mendojnë se ishte ide e qëlluar.

Alyssa ka folur për reagimet e njerëzve për revistën People, ku ajo pranoi se nuk kishte pritur që videoja e saj të merr kaq shumë vëmendje.

Ajo tregoi se nuk ka kërkuar leje nga nusja dhe dhëndri, pasi ky ishte vendim i çastit që e mori Josh. /Telegrafi/

@alyssa_ryannn♬ Northern Attitude – Noah Kahan & Hozier
Exit mobile version