Ngjitja në cepin e një vullkani aktiv, është shumë emocionuese për të gjithë, ndërsa një turist vendosi t’i bëjë gjërat edhe më emocionale për të dashurën e tij.
Jarod është i riu nga Kanadaja, që ra në njërin gju dhe i propozoi martesë të dashurës Alison, derisa ndodheshin në shtegun e ngushtë në Mount Bromo të Indonezisë, transmeton Telegrafi.
“Kemi vizituar shumë regjione, ndërsa kjo është hera e parë që shohim një vullkan. Këtu vendosa t’i bëj gjërat sa më interesante” ka shkruar Jarod.
Shikuesit e pamjeve mahnitëse, pasi e përgëzuan çiftin, shprehën habinë nëse mund të rrëzoheshin nga emocionet, derisa ndodheshin në lartësi. /Telegrafi/