Telegrafi

I propozoi martesë të dashurit duke i dhuruar motoçikletë dhe banesë (Foto)

Një vajzë i propozoi martesë të dashurit të saj në rrugë, me ç’rast i dhuroi një motoçikletë dhe një banesë.

Një vajzë në Kinë është fotografuar teksa i propozoi të dashurit të saj martesë, njëkohësisht i dhuroi një motoçikletë dhe pronësinë e një banese, shkruan Daily Mail.

Vajza është parë brenda një qendre blerjeje në Chengdu në jug-perëndim të Kinës, në mbrëmjen e 24 gushtit, ajo kishte të veshur një fustan dasme dhe po voziste një motoçikletë Harvey Davidson, raporton Huanqiu.

Ajo i tha të dashurit të saj se ajo do të vendoste emrin e tij në licencë nëse ai do të pranonte të martohej me të, transmeton KosovaPress.