Grant Tibbet nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, ka filluar një lidhje romantike me Cassandra Rechar para një viti dhe që atëherë ka ditur se pjesë e tyre do të jetë edhe vajza saj Adrianna.
Andaj, kur vendosi të binte në njërin gju dhe të kërkonte asaj të martoheshin, 29-vjeçari i bëri edhe një propozim vajzës së vogël, transmeton Telegrafi.
“Pranon të bëhen babai yt, premtoj se do të dua dhe të kujdesem për ty gjatë tërë jetës”, ka thënë Tibbet, ndërsa i ka dhuruar pesëvjeçares një qafore.
Që të tre kanë nisur të qajnë, kur vogëlushja ka bërtitur e gëzuar se edhe ajo do ta ketë një baba. /Telegrafi/