Piktori Sasho Stanokoviq ka dorëzuar kërkesë deri te Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimis kulturore, që intervenimet shumëngjyrëshe të ”Revolucionit Laraman” sa më shpejtë të shpallen si trashëgimi kulturore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, projekti i Revolucionit mbetet i pambrojtur dhe i ekspozuar ndaj ndikimeve të ndryshme dhe dëmtimeve të rastit dhe të qëllimshme, përskaj vlerës së posaçme shoqërore dhe kulturore që ka.
Dokumentet me informacionet për arsyet dhe argumentet që kanë ndikuar në këtë nismë, tashmë është në duar të përgjegjësve të institucioneve, deri te të cilët është dërguar kjo kërkesë.
Stanojkoviq është i njohur për publikun maqedonas, me veprat e tija shoqërore që janë prezantuar në Maqedoni dhe jashtë./Telegrafi/