Site icon Telegrafi

Propozohet që shteti të paguaj kontributet e punëtorëve të “Eurokomposit”

Qeveria ka propozuar, ndërsa punonjësit të cilët janë shpallur si tepricë teknologjike në “Eurokomposit” pranuan që shteti tu paguajë kontributet e papaguara për gati shtatë vjet nga pothuajse dy milionë euro dhe kjo do të bëhet me ligj.

Investitori është gjetur i cili do të japë 1.5 milionë euro, por me këto para do të angazhohet për pagesën e borxhit të kompanisë në Stopanska Bank-Manastir dhe përmes falimentimit aktiv për riorganizimin e kompanisë.

Ky është epilogu i takimit të djeshëm i punëtorëve të shpallur si tepricë teknologjike me zv. kryeministrin për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski në Qeveri, ndërsa mbështetjen për zgjidhjen e problemit e morën edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski pas takimit të tyre dje në mëngjes me të.
Kjo, vlerësojnë punëtorët, është në zgjidhje inkurajuese përfundimtare për problemin shumë vjeçar me fabrikën./Telegrafi/

Exit mobile version