Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, thotë se kanë propozuar që ora policore të fillojë nga ora 19:00.
“Propozuam që ora policore gjatë fundjavës të fillojë nga ora 19 dhe të zgjasë deri ora 5 ditën e ardhshme dhe si propozim do ta dorëzojmë në mbledhjen qeveritare, që do të fillojë në ora 16:00”, tha ministri Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të merret vendim edhe për ditët tjera të javës dhe për hapjen e kafeneve dhe restoranteve.
Momentalisht në Maqedoni ka 397 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/