Një grup prej gjashtë anëtarësh nga Ministria e Kulturës propozuan që Muzeun e OBRM-së dhe Luftën Maqedonase, të ndërtuar pranë bregut të lumit Vardar në Shkup, të fshihen nga lista e objekteve të Trashëgimisë Kulturore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grupi vlerësoi parregullsi ligjore dhe profesionale në konceptin dhe inkursionin e korpusit të identitetit të popullit maqedonas dhe Maqedonisë.
Është konstatuar se është favorizuar mitet e partisë dhe shkeljet e disa ligjeve.
Vendimi për ndërtimin e muzeut u miratua nga qeveria e mëparshme në vitin 2008-të, ndërsa u bë gati tre vjet më vonë pasi kishte shpenzuar 17 milionë euro. /Telegrafi/