Site icon Telegrafi

Propozohet paraburgim për një 29-vjeçar nga Shkupi, ka poseduar armë paleje

Prokurori i Përgjithshëm nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, në gjykatën kompetente, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për një person i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

Ndaj 29-vjeçarit nga Shkupi është lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore, pasi më 4 prill, në veturën e tij ka mbajtur armë dhe municion, 2 pistoleta gjysmë automatike dhe 20 fishekë, pa pasur leje për to.

Kur policët në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup e kanë ndaluar për ta identifikuar, ai ka ikur me vrap dhe nga dritarja e veturës i ka hedhur armët dhe municionin e mbështjellë me xhaketë.

Prokurori publik propozoi masën e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku që i dyshuari të arratiset apo ta përsërisë veprën penale./Telegrafi/

Exit mobile version