Site icon Telegrafi

Propozohet ndryshimi i ligjit për kafshët shtëpiake në Maqedoni

Tredhja e detyrueshëm i kafshëve shtëpiake dhe rritja e gjobave për personat fizik dhe juridik parashikohet me propozimin e ri për ndryshime dhe plotësime të ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, të propozuar nga një grup deputetësh, njofton “SDK.mk”.

“Pronarët e qenve kur ata janë në moshë riprodhuese janë të detyruar të tredh në ambulancat e veterinare, spitaleve dhe klinikave të autorizuar nga dispozitat ligjore për kujdesin veterinar, përveç pronarëve të qenve të cilët kanë të regjistruar shtëpitë e qenve. Shpenzimet e këtyre procedurave ngarkohen mbi pronarët e qenve”, thuhet në në ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetët Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Nikica Korubin, Irena Stefoska, Ivana Tufekxhiq, Milena Gjorgieva, Shpresa Hadri, Mirsada Emini Asani, Snezhana Kaleska Vançeva.

Në sqarimin e ndryshimeve ligjore thuhet se një masë e tillë është propozuar për të parandaluar një rritje të pakontrolluar dhe të pakufizuar të numrit të qenve të rrugës, që kryesisht rrjedh nga mbarështimi i kafshëve shtëpiake./Telegrafi/

Exit mobile version