Site icon Telegrafi

Propozohet mënyrë e re e zgjedhjes së sekretarit shtetëror në MPB të Maqedonisë

Në seancën e sotme të kuvendit të Maqedonisë, në rend dite është edhe Ligji për punë të brendshme, ku pika kyçe e ndryshimit është caktimi i sekretarit shtetëror, transmeton Zelegrafi Maqedoni.

Sipas propozimit, sekretari shtetëror, që përfshihet në nenin 43 të këtij ligji, duhet të emërohet nga qeveria, me propozim të ministrit përgjegjës, në vend se të zgjedhet nga personat udhëheqës të MPB-së.

Në këtë kontekst, duhet të ndryshojë edhe neni 41 i po të njëjtit ligj, që ka të bëjë me klasifikimin e kategorive të punës në MPB, pra të jenë shtatë, në vend të tetë kategorive ekzistuese.

Ndryshe, seanca është caktuar për në ora 12, kurse deputetët duhet të votojnë sipas procedurës së përshpejtuar./Telegrafi/

Exit mobile version