Site icon Telegrafi

Propozohen rritje kompenzimesh për gjykatësit e jurive në Maqedoni

Për gjykatësit e gjykatave të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Ohrit, Strugës, Manastirit, Prilepit, Shtipit e Strumicës, propozohet që nga 200 denarë për seancë jurie, të marrin 400 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për gjykatësit e gjykatave të Dibrës, Kërçovës, Krushevës, Resnjës, Vinicës e Kratovës, propozohet që nga 125 denarë, që kanë marrë deri tani, të marrin 250 denarë.

Zoran Karaxhoski nga Këshilli gjyqësor pret që Ministria e Drejtësisë të sjellë rregullore të re për pagesën dhe kompenzimin e gjykatësve të jurisë./Telegrafi/

Exit mobile version