Telegrafi

Propozohen ndryshime në pakot tatimore për bujqësinë

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut Berat Rukiqi, tha se kanë filluar një dialog intensiv me MEF, me qëllim të identifikimin të sektorëve ku mund të bëhen ndryshime.

“Ky takim do të shërbej edhe më mirë t’i identifikojnë sektorët ku mund të bëhen këto ndryshime dhe në aspektet fiskale sidomos në çështjen e TVSH e cila tashme dy vite është duke u diskutuar”, tha Rukiqi.

Nashide Bajrami, nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave tha se Qeveria e Republikës se Kosovës qe nga fundi i vitit 2008 ka adoptuar një agjendë, duke i dhënë një përkrahje të rëndësishme sektorit të bujqësisë.

“Gjithashtu jemi në vazhdimësi të adaptimit të një pakoje të re fiskale e cila do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit e sidomos do të ndihmonte biznesin, ku vend i veçantë i është dhënë sektorit të bujqësisë”, tha Bajrami.

Ndërkaq, Halit Hoxhaj, këshilltar i ministrit të MBPZHR tha se kjo Ministri ka prioritet të vetin si t’ ia rrisë aftësinë konkurruese bizneseve dhe prodhimeve kosovare, karshi importeve. /Telegrafi/