Site icon Telegrafi

Propozohen ndryshime në akreditimin e institucioneve arsimore në Maqedoni

Vllado Kambovski bëri të ditur se të dhënat më të reja tregojnë se në Maqedoni ka 25 universitete publike dhe private, mbi 130 fakultete, rreth 1500 programe studimore në kuadër të këtyre fakulteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai e tha këtë në koferencën kushtuar arsimit të lartë. Ministresha Renata Deskoska, e cila njoftoi për ligjin e ri për arsim të lartë që në fund të muajit do të vihet në regjistrin elektronik.

Ndër risitë e propozuara është ndryshimi i funksionimit të Këshillit për akreditim dhe vlerësim të arsimit të lartë, respektivisht veprimtaria e tij në dy organe.

Në lidhje me numrin e madh të institucioneve të arsimit të lartë, kryetari i Këshillit për akreditim dhe vlerësim të arsimit të lartë, Vllado Kambovski tha se shumë institucione nuk i plotësojnë kushtet bazike ligjore për veprimtari të arsimit të lartë.

Ai propozon një kontrollë të rreptë të rrjetit të institucioneve të arsimit të lartë në Maqedoni, duke shtuar se do të kishe mbyllur shumë universitete dhe programe studimore./Telegrafi/

Exit mobile version