Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.
Më poshtë mund t’i lexoni emrat për anëtarë të Komisionit:
Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi;
Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha
Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar Mahir Tutuli
Aferdita Bytyqi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, Ćerim Fazliji
Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi
Në njoftim thuhet se propozimi për anëtarë të Komisionit bazohet në Ligjin Nr.04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës, neni 4 paragrafi 2 ku përcaktohet se Kryetarin, anëtarët e komisionit dhe zëvendësit e tyre i propozon Ministri i Drejtësisë dhe i emëron Kuvendi i Kosovës, me mandat dy vjet, me mundësi riemërimi.
Më tej thuhet se përbërja e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës reflekton aspektin gjinor dhe të komunitetit jo shumicë.
“Pas miratimit në mbledhjen e Qeverisë, shpresoj që propozimi i tillë të merr dhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë”, tha ministri Selimi. /Telegrafi/