Telegrafi

Propozimin romantik për martesë në anije ia ndërprenë udhëtarët, që nisën të përleshjen (Video)

Kishte planifikuar t’i propozonte martesë të dashurës, gjatë udhëtimit me anije në brigjet e Australisë, por momenti romantik u pengua nga përleshja e disa udhëtarëve.

Michael Barchoum ishte ulur pranë pishinës me partneren Mary, kur vetëm disa metra pranë tyre, grupi nisën rrahjen e dhunshme, transmeton Telegrafi.

“Ai moment u prish përgjithmonë. Menjëherë e lash të dashurën dhe vrapova t’i largoja dy vajza të vogla, që po shkelnin në dysheme”, ka thënë Barchoum.

Barchoum me partneren gjatë udhëtimit me anije

Me këtë rast, ai ka marrë disa grushte, por se më shumë i vjen keq që nuk mundi t’ia shprehte dashurinë partneres, ashtu siç kishte ëndërruar.

Mary tashmë ka pranuar që ata të jenë së bashku, por ai thotë se do t’ia përgatitë një tjetër befasi, sapo t’i jepet mundësia.

Në anë tjetër, kompania turistike ka kërkuar falje për përleshjen, që nisi për motive të ulëta dhe u zgjerua kur në të u përfshinë mbi 30 persona. /Telegrafi/