Telegrafi

Propozimi për pagën e Auditorit nuk merr votat e deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar propozimin me anë të së cilit i caktohet paga e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës.

Për pagën prej 1876 euro që është propozuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa për Auditorin e Përgjitshmë për kanë votuar 50 deputetë, katër kanë qenë kundër dhe një ka abstenuar.

Propozimi është shtyrë për një seancë tjetër ndërsa Auditor i Përgjithshëm është emëruar Besnik Osmani.