Site icon Telegrafi

Propozimi për martesë në ceremoninë e diplomimit, e la të pakënaqur dhe të turpëruar (Video)

Assel Nurmunkhabetova që përfundoi magjistraturën në Universitetin Aberdeen të Skocisë, mbeti e turpëruar dhe shumë e pakënaqur, kur i dashuri i saj Ibragim Tashim i propozoi martesë.

Studentja 22-vjeçare, nuk dinte si të vepronte kur ai ra në njërin gjunjë për t’i dhënë unazën dhe më pas një buqetë me lule, transmeton Telegrafi.

“Kjo do duhej të ishte dita e saj, që do ta mbante mend si studente. Ka shumë momente tjera kur mund të bëhet propozimi”, është një koment lidhur me rastin e çuditshëm.

Shikuesit e kanë kritikuar atë për zgjedhjen e momentit jo të duhur, ndërsa duke u bazuar në qëndrimin e saj shihet se ishte shumë çast i papërshtatshëm. /Telegrafi/

https://youtu.be/LYMjTDMyYDo

Exit mobile version