Telegrafi

Propozimi për llogaritjen e pagave në sektorin publik është i papranueshëm për sindikatat në RMV

Të hënën vazhdon seanca e Këshillit Ekonomik dhe Social në Qeveri (KES), njoftojnë përfaqësuesit e SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Nedellkov tha se propozimi i qeverisë për metodologjinë e re për llogaritjen e pagave në sektorin publik për sindikatat është i papranueshëm.

“Rritja (përshtatja) e pagave për vetëm 3.3% të pagës aktuale nga muaji shtator për SASHK është më së paku e pranueshme sa i përket rritjes në përqindje të pagës minimale prej 12.55%, si dhe faktorit të inflacionit prej 14.2%.

Mbetet të shihet se cila është përllogaritja e re e Qeverisë, e cila do të prezantohet të hënën në KES, pas së cilës Këshilli i SASHK-ut do të ulet dhe do të dalë me konkluzionet dhe informacionet nga seanca”, tha Nedellkov./Telegrafi/