Gjatë një ndeshje bejsbolli në Boston të Shteteve të Bashkuara, në ekranin e madh është shfaqur një propozim për martesë, por ajo të cilës i drejtohej e refuzoi menjëherë.
Megjithëse nuk ka ndonjë video a po fotografi të këtij momenti, dikush e ka filmuar çiftin duke u përleshur, pas dështimit ofertës, transmeton Telegrafi.
“Dikush sapo u injorua keq dhe tani po i duhet të përballet me një grua të nervozuar”, është përshkrimi që e shoqëron filmimin që mund ta shihni më poshtë.
Reagimet rreth rastit kanë qenë të ndryshme, meqë disa janë mahitur, kurse të tjerë kanë shprehur keqardhje për mënyrën se si u injorua.
“Për të propozuar në këtë vend, duhet të paguhen 400 dollarë. Tani ai është edhe i varfëruar”, ka qenë një nga komentet e shumta. /Telegrafi/
https://youtu.be/41L9KHSe-iY