Michael Beltra nga Melburni i Australisë, i ka propozuar martesë Katie Johnason, në një kabinë xhami të futur brenda pishinës ku ndodheshin dy krokodilë.
Por, 33-vjeçarin e zuri paniku dhe për pak sa nuk e prishi këtë moment, në prani të partneres pesë vite më të re, transmeton Telegrafi.
“Unazën e lidha me një pe, për ta qepur brenda xhepit. Por, për një moment e pashë që peri po lëvizte nëpër ujë. Futa shpejtë dorën në xhep dhe unazën e vura në gisht”, ka treguar ai për momentin a padëshiruar.
Derisa ishin në mesin e reptilëve, ai ra në njërin gju dhe i zgjati unazën, të cilën ajo e pranoi me shumë dëshirë.
“Jemi bashkë për pesë vjet dhe kemi qenë në shumë udhëtime së bashku, madje në vende shumë romantike. Doja diku që është më e veçantë”, ka përfunduar Beltra.
Sikur t’i kishte rënë unaza prej xhepit, ka mundur t’i dilte prej hapësirave të kabinës ku hyn uji dhe vështirë se do ta gjente në mesin e krokodilëve. /Telegrafi/