Site icon Telegrafi

Propozimi i ministrave të rinj tashmë edhe zyrtarisht është dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë

Siç njoftojnë nga Kabineti i kreut të Kuvendit, kryeministri Zoran Zaev e dorëzoi propozimin e zgjedhjes së ministrave të rinj të Qeverisë në Kuvendin e Republikë së Maqedonisë.

“Kryetari i Kuvendit e pranoi Propozimin dhe menjëherë e dërgoi deri te të gjithë deputetët”, thonë nga kabineti i tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Votimi në Kuvend pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme ndërsa në propozim ka pesë ministra të rinj.

Zaev: Do të udhëheq me Ministrinë e Financave për arsye se ky vit është vit ekonomik
Lexo po ashtu Zaev: Do të udhëheq me Ministrinë e Financave për arsye se ky vit është vit ekonomik

Në vend të Tevdovski, Zaev tha se do të udhëheqë ai me atë ministri për shkak se ky vit pritet të jetë viti ekonomik për Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version