Telegrafi

Propozimi i Limajt: Mos të lejohen të punojnë gjyqtarët dhe prokurorët e viteve të 90-ta

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka dhënë një propozim sot në seancë të Kuvendit.

Ai ka thënë se duhet të mblidhen që të gjithë dhe të vendosin që gjyqtarët dhe prokurorët që kanë punuar prej vitit 1992 deri në vitin 1999 më mos të lejohen ta bëjnë këtë.

Ky propozim i Limajt ka ardhur gjatë debatit për luftën e UÇK-së, e që sipas Limajt është shumë i vonuar.