Qeveria është përcaktuar për ratifikim të parakohshëm të anëtarësimit në NATO. Propozim ligji pritet të paraqitet nesër nga shërbimet qeveritare në Kuvend. Në seancën e fundit të qeverisë, u miratuar teksti i propozimit ligjit për ratifikimin e marrëveshjes Veriatlantike, të nënshkruar në Uashington më 4 prill të vitit 1949.
Procedura kërkon miratimin e saj në Kuvend dhe pritet të hyjë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Ligji më pas do të depozitohet në Uashington, por pasi që Spanja të ratifikojë protokollin e pranimit të vendit në Aleancë.
Një vendim i tillë i detyruar nga qeveria Zaev pason pas krizës politike në Spanjë dhe ene është i pasigurt nëse lideri socialist dhe Kryeministri në detyrë Pedro Sanchez, i cili fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e nëntorit, do të ketë sukses të formojë një qeveri dhe të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.