Telegrafi

Propozimi më “i keq” për martesë që keni parë ndonjëherë! (Video)

Një vajzë mendoi se po grabitej nga një grup në Louisville, por në të vërtet i dashuri i saj ishte duke i propozuar.

Taylor bashkëpunoi me komedianin, Tom Mabe, që t’i bënte një surprizë të dashurës së tij, Amanda.

Kjo e fundit mendonte se do të shkonte në një restorant me Taylor, kur katër persona i ndaluan në rrugë. Amanda duket e frikësuar, teksa katër “hajdutët” ishin para tyre.

Më pas, komediani i veshur si polic, shkon pranë grupit dhe siç shihet edhe në video ai nis duke kontrolluar Taylor-in. Tom Made i lë në dorë unazën, e në atë moment “hajdutët” nisin duke kënduar.

Më pas, Taylor ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës së tij.