Site icon Telegrafi

Propozimi interesant nga Gjermania, të ndalohen udhëtimet e shkurta me aeroplanë dhe të zëvendësohen me trena

Disa grupe për mbrojtjen e ambientit në Gjermani kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të fluturimeve në relacione të shkurta në mbarë Gjermaninë, përkatësisht deri në 600 kilometra që mund të realizohen edhe me tren.

Me këtë ndalesë do të kurseheshin qytetarët nga miliona tonelata të gazrave të dëmshme, duke siguruar një mbrojtje më të madhe të klimës, transmeton Telegrafi.

“Gjysma e fluturimeve brenda Gjermanisë mund të zëvendësohen me udhëtime me tren që zgjasin nga tri deri në katër orë, ku brenda një viti qytetarët do të kurseheshin nga 1.6 milion tonelata CO2”, ka thënë Werner Reh nga grupi BUND në Gjermani.

Në këtë kërkesë kanë marrë pjesë Robin Wood, një grup tjetër për mbrojtjen e ambientin si dhe BVF.

“Është e papranueshme se pse fluturimet në relacione të shkurta nuk reduktohen për shkak të krizës klimatike”, ka thënë Reh.

Fluturimet prej 600 kilometrave do të duhej të ndaloheshin, e në vend të aeroplanëve të arrijnë në destinacion për katër orë udhëtim me trena të shpejtë.

Shkencëtarët pretendojnë se trafiku ajror është tri herë më i dëmshëm, dhe lëshon më shumë gazra të dëmshme.

E qeveria ne ardhje duhet të mendoj për transport hekurudhor më të lirë, për të stimuluar qytetarët të ndërrojnë aeroplanin me tren. /Telegrafi/

 

Exit mobile version