Telegrafi

Propozimi i frikshëm: A do të martohesh me mua? (Video)

 Një polic rus kishte vendosur t’i propozonte të dashurës së tij për martesë.

Ai organizoi një pritë të armatosur për makinën ku udhëtonte e dashura.

Nën kërcënimin e armëve, ai nxori të dashurën nga makina dhe më pas u ul në gjunjë, duke i bërë pyetjen.

Me lot në sy, ajo pranon të martohet me të.

Megjithatë autoritetet kanë nisur një hetim dhe policët e këtij ‘propozimi’ rrezikojnë deri shkarkimin nga puna, edhe pse kanë përdorur armë false në video.